Senior Java Consultant (m/f)

Brunela Manaj, Consultant
Të lëvizurit nga vendi jot, ku ke kaluar fëmijërinë, adoleshencën, ku ke kryer edhe studimet e larta, për në një vend të huaj nuk është një vendimmarrje e lehtë. Por sot mund të them: Integrimi pranë ‚objective partner‘ ishte shumë më i lehtë sesa unë e kisha menduar. Kursi intensiv i gjuhës gjermane që mu ofrua nga kompania më ndihmoi shumë në familjarizimin jo vetëm brenda kompanisë, por edhe në jetën e përditshme. Mjedisi i ngrohtë dhe rrethimi nga kolegë shumë dashamirës ishin thelbësorë në kapërcimin e çdo vështirësije.

Përshëndetje!

A po kërkoni një sfidë të re në jetën tuaj dhe doni të fitoni përvoja të reja jashtë vendit? objective partner këshillon dhe implementon zgjidhje dixhitalizimi, qofshin këto Big Data, Customer Experience, Service Orientation apo Io, për klientë si FC Bayern München, Toyota dhe Lufthansa.
Si ekspertë për projekte inovative të IT-së, ne e shohim veten si pionierë dhe dëshirojmë t’ju japim njerëzve në mbarë botën mundësinë për të punuar me teknologjitë e fundit dhe me një ekip ndërkulturor.

A është kjo ajo që po kërkoni? Fantastike! Atëherë objective partner është kompania e duhur për ju. Vizioni ynë për një kompani ndërkulturore nuk i jep vetëm punonjësve një mundësi – përkundrazi ne duam t’ju mbështesim me mundësitë për të bërë progres:

  • Teknologjitë më të avancuara dhe mjedis modern pune – Ju mund të punoni me teknologjitë më të fundit në një hapësirë ​​moderne me pajisjet më të fundit teknologjike
  • Viza – Ne ju ndihmojmë gjatë procesit të vizës duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm
  • Akomodimi – Ne ju ofrojmë akomodim për tre muajt e parë
  • Kurset e gjuhës dhe programi i mentorimit – Në fillim ju do të merrni një kurs të gjuhës dhe një mentor të brendshëm për t’ju ndihmuar të gjeni rrugën tuaj pranë objective partner

Detyrat e tua:

  • Implementimi i kërkesave të projektit
  • Person kontakti për kolegët dhe klientët
  • Coaching, Mentoring dhe  Code Reviews
  • Përgjegjës për zbatimin e standardeve të cilësisë
  • Pjesëmarrje aktive në skuadra agile si psh. Koordinimi me klientët, ngritja e mjedisit të zhvillimit etj

Profili jot:

  • Diplomë në Informatikë/Informatikë Ekonomike ose degë të ngjashme
  • Eksperiencë disavjeçare si Java Consultant
  • Kuptim metodik të koncepteve si: agile development, Domain Driven Design,Clean Code.
  • Kuptim të koncepte arkitekturore si: Microservice, SOA, Cloud, MVC,GoF etj.
  • Je i fokusuar në JavaEE/JakartaEE dhe ke njohuri në Continuous Integration / – Delivery
  • Je i gatshëm për të udhëtuar pranë klientëve tanë në Gjermani
  • Klientët tanë janë kompani gjermane. Për këtë arsye është e nevojshme që ju të flisni gjermanisht në nivelin B1.

Mundësitë e tua për karrierë:

  • Zhvillohu më tej duke marrë më shumë përgjegjësi (Arkitekt ose lider teknik) në projektet tona agile – ne të mbështesim!

Arsyet për të punuar pranë objective partner:

  • Orare pune fleksibël
  • Ekuilibër punë – jetë personale
  • opAkademi – trajnime të vazhdueshme
  • Kartë treni
  • Jobrad
  • Car Allowance
  • Kafe, Caj, Ujë
  • Kanale të shumta komunikimi
  • Laptop
  • Smartphone
  • Teamevents
  • Mundësi të shumta transporti
  • dhe shumë të tjera

Rritu me ne dhe puno së bashku me ne në temat e së ardhmes!
70 kolegë presin për aplimin tënd, të cilin ti mund ta dërgosh me e-mail ose duke plotësuar formularin e mëposhtëm.

Aplikim 60 sekonda

Madhësia maksimale e file: 16.00 MB


Aplimim me email

Personat e kontaktit gjatë gjithë procesit të aplikimit janë:

Romy Förg

Romy Förg
Talent & Engagement Management
T: +49 6201 3986-34

Selina Schilling

Selina Schilling
HR Administration
T: +49 6201 3986-10

E-Mail: bewerbung@objective-partner.com

APLIKO TANI